Qytetarët e BE-së e konsiderojnë Poloninë si mbështetësen kryesore të refugjatëve ukrainas, sipas një sondazhi të kryer në nëntë vende të BE-së.
Polonia u rendit e para, si vendi i BE-së më i përfshirë në ndihmën e refugjatëve nga Ukraina e pushtuar nga Rusia, ku 42,1 përqind qytetarë holandezë thanë se Polonia është mbështetësi kryesor i ukrainasve.
Në vendin e dytë dhe të tretë u renditën Gjermania dhe Italia përkatësisht, me 13,4 për qind dhe 11,2 për qind.
Të quajtura si vendet më pak të përfshira në ndihmën e refugjatëve ukrainas ishin, Qiproja, Danimarka, Irlanda, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Malta, Sllovakia dhe Sllovenia (secila me 0,2 përqind).
Sondazhi i kryer online u zhvillua në fund të nëntorit dhe dhjetorit me pjesëmarrjen e 1000 qytetarëve. /atsh