RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti me video-mesazh u bën thirrje serbëve që të bëhen pjesë e Policisë së Kosovës

kurti-me-video-mesazh-u-ben-thirrje-serbeve-qe-te-behen-pjese-e-policise-se-kosoves

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, me anë të një video-mesazhi u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të komuniteteve pakicë që të bëhen pjesë e gjeneratës së re të policëve në Policinë e Kosovës.

Kurti teksa kanë mbetur më pak se 10 ditë u ka bërë thirrje qytetarëve që të bëhen pjesë e policisë për të garantuar siguri në komunat veriore.

“Kur kanë mbetur më pak se 10 ditë, ftoj të gjithë qytetarët nga të gjitha komunitetet pakicë në Kosovë që të aplikojnë në thirrjen e hapur për gjeneratën e re të policëve, të përkushtuar për të garantuar sigurinë e të gjithë qytetarëve në komunat veriore të Republikës sonë”, ka shkruar Kurti në Twitter krahas videos me thirrjen.

 

Related posts

Erdoğan: BE-ja të luajë rolin e saj në marrëveshjen e drithit të Stambollit

admin

Një përmbledhje e zhvillimeve të fundit në Pa’lestinë, dita 338 e lu’ftës

Muhamet Ramadani

Komisioni qeveritar në Kosovë: Në veri janë gjetur mbetje mortore

admin