RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti optimist se brenda pak muajve arrihet ujdia me Serbinë

kurti-optimist-se-brenda-pak-muajve-arrihet-ujdia-me-serbine

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se “duhet të arrijmë një normalizim të marrëdhënieve” me Serbinë. Në një intervistë për gazetën zvicerane, Blick, Kurti u shpreh optimist se ajo mund të bëhet e mundur brenda pak muajsh.

“Unë jam optimist se një marrëveshje mund të arrihet brenda pak muajsh nëse ekziston vullneti për të arritur një marrëveshje – dhe mbështetja e Perëndimit demokratik, pra BE-së, NATO-s, SHBA-së dhe Britanisë së Madhe. Unë kam shprehur vullnetin tim për ta bërë këtë. Por për një marrëveshje duhen dy palë”, tha Kurti.

Shefi i qeverisë kosovare thotë se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dëshiron ta nxisë një konflikt në Kosovë.

“Për të pasur paqe afatgjatë, siguri dhe stabilitet rajonal, Serbia duhet të distancohet dy herë: nga e kaluara e Millosheviqit dhe tani nga Putini. Sepse Serbia po i afrohet gjithnjë e më shumë Rusisë. Putin dëshiron të nxisë konfliktin me Kosovën”, tha ai.

I pyetur nëse ka frikë nga Putini, Kurti mohoi, duke përsëritur se ai është vigjilent. “Unë jam i kujdesshëm, por nuk kam frikë kurrë. Unë jam vigjilent. Putini është i fiksuar pas vendit tonë. Ai ishte i kënaqur për mungesën e suksesit të ndërhyrjeve perëndimore në Irak dhe Afganistan. Atë e zemëron dhe e nervozon fakti që kanë pasur sukses në Kosovë”, tha Kurti.

Related posts

Në Bruksel fillon takimi trepalësh për dinarin

RTI

Ushtria izraelite kreu “një valë të gjerë” sulmesh ajrore në Liban

admin6

Turqia thërret të dërguarin danez dhe atë holandez lidhur me përdhosjen e vazhdueshme të Kuranit

rezart morina