RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Policia izraelite ndalon hyrjen e ambasadorit jordanez në xhaminë Al-Aksa

policia-izraelite-ndalon-hyrjen-e-ambasadorit-jordanez-ne-xhamine-al-aksa

Policia izraelite ka ndaluar hyrjen e ambasadorit të Jordanisë në xhaminë Al-Aksa të Kudsit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç raporton gazeta izraelite “Yedioth Ahronoth”, oficerët izraelitë ndaluan ambasadorin Ghassan Majali dhe drejtorin e përgjithshëm të Departamentit të Vakëfeve Islame në Kuds, Sheik Azzam Al-Khatib, në hyrje të portës dhe u kërkuan atyre të paraqesin lejen për hyrje.

Ambasadori nuk pranoi të presë dhe vendosi të largohet. Thuhet se Majali u kthye tre orë më vonë dhe u fal në xhaminë Al-Aksa si dhe vizitoi kompleksin.

Jordania thirri ambasadorin izraelit për të protestuar kundër pengimit policor të të dërguarit të mbretërisë në Al-Aksa.

Sipas transmetuesit publik “KAN”, policia izraelite tha se diplomatit jordanez nuk iu refuzua hyrja, por u vonua për një kohë të shkurtër nga hyrja.

Jordania ka qenë kujdestari zyrtar i vendeve të shenjta muslimane dhe të krishtere në Kuds që nga viti 1924 dhe publikisht është vlerësuar si kujdestari i vendeve të shenjta të Kudsit.

Al-Aksa për muslimanët përfaqëson vendin e tretë më të shenjtë në botë pas Mekës dhe Medinës ndërsa hebrenjtë këtë zonë e quajnë Mali i Tempullit duke pretenduar se ishte vendi i dy tempujve hebrenj në kohët e lashta.

Izraeli pushtoi Kudsin Lindor ku dhe ndodhet Al-Aksa, gjatë Luftës Arabo-Izraelite të vitit 1967. Izraeli aneksoi të gjithë qytetin në vitin 1980 në një lëvizje që kurë nuk është njohur nga komuniteti ndërkombëtar.

Related posts

Një ditë pas zgjedhjeve në Bosnje dhe Hercegovinë: Në pritje të rezultateve të reja

admin

NASA shpik teknologjinë për gjetjen e të mbijetuarve nën rrënojat e tërmeteve

admin

Shtëpia e Bardhë: Trump të hënën do të takohet me presidentin sirian al-Sharaa

RTI