RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Nuk kalon ndryshimi i Ligjit për skemat pensionale

nuk-kalon-ndryshimi-i-ligjit-per-skemat-pensionale

Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti nuk ka marrë mbështetjen e deputetëve. Prej 61 deputetëve sa morën pjesë në votim 25 ishin për, 32 deputetë kundër dhe 4 abstenime.

Para se ky propozim të hidhej në votim, deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj kërkoi që të gjithë të bashkohen për këtë projektligj.

Sipas tij, kufizimi prej 15 vitesh stazh për të fituar të drejtën si pensionist kontributdhënës ka shkaktuar shumë dëme.

“Ju ftoj pozitë dhe opozitë që ta mbështesim këtë nismë dhe që të largohet ky nen diskriminues nga ligji aktuale. Dua t’ju përkujtoj se ky ligj ka bërë dëm shumë të madh dhe ky ligj përkundër faktit se ekziston një nismë për unifikimin e skemave sociale në Kosovës ky ligj nuk bie ndesh në ligjin për unifikimin, por do t’i ndihmojë”, ka thënë ai.

Në pushtet kanë arsyetuar në të kaluarën votën kundër duke thënë se planifikohet reformim i tërësishëm i skemave pensionale.

Related posts

Forcat izraelite kërkojnë për sulmuesin e dyshuar pas sulmit – VIDEO

admin

Trump: Pagesat prej 5,000 dollarësh janë të lehta për t’u përfshirë në buxhetin federal

Hevzi

Vriten 3 anëtarë të një familjeje dhe dy fëmijë plagosen në sulmin e SHBA-së në jug të Iranit

Irfan Jahiu