RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Studentët e mjekësisë ia bllokojnë hyrjen menaxhmentit të fakultetit

studentet-e-mjekesise-ia-bllokojne-hyrjen-menaxhmentit-te-fakultetit

Studentët e mjekësisë ia kanë bllokuar në mëngjesin e të enjtes hyrjen menaxhmentit të fakultetit në shenjë proteste.

Këshilli studentor ka thënë se arsyeja e mbajtjes së protestës është mosbashkëpunimi i menaxhmentit me studentët.

“Ankesat tona janë mosdëgjimi i kërkesave tona të vazhdueshme. Menaxhmenti krye në vete ka vendosur për përpilimin e afateve të rregullta. Tejkalimi i hierarkisë studentore në përpilimin e datave, kohështrirjes së afateve, refuzimi për takim me strukturat e përfaqësuesve, vendosja e datave tendencioze, animi i menaxhmentit kah struktura e organizatave studentore opozitare të afërta me pushtetin qendror, sallat e leximit e cila është më e shfrytëzueshmja nga studentët përdoret për ligjërata, e nuk janë praktike”, kanë thënë studentët.

Related posts

Vdes punëtori në Prizren, dyshohet se ra nga kulmi i një shtëpie

admin

Analiza e CNN: Lindja e Mesme është në rrezik pas sulmit ndaj Iranit

admin

Spitali i Prizrenit konfirmon: Tre fëmijët e shpëtuar nga zjarri janë në gjendje stabile

admin