RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Chris Hipkins do të jetë kryeministri i ardhshëm i Zelandës së Re

chris-hipkins-do-te-jete-kryeministri-i-ardhshem-i-zelandes-se-re

Ministri i Arsimit i Zelandës së Re do të bëhet kryeministri i ardhshëm i vendit ishull pas dorëheqjes së papritur të Jacinda Ardernit.

Chris Hipkins ishte i vetmi kandidat që hyri në garë të shtunën. Ministri 44-vjeçar i Arsimit duhet të marrë ende një miratim të dielën nga kolegët e tij në Partinë Laburiste në Parlament, por ky është thjesht një formalitet tani.

Zonja Ardern tronditi vendin prej 5 milionë banorësh të enjten kur njoftoi se do të jepte dorëheqjen pas pesë vitesh e gjysmë në rolin kryesor. Chris Hipkins do të ketë vetëm tetë muaj para zgjedhjeve të ardhshme të përgjithshme.

Sondazhet e opinionit sugjerojnë se laburistët janë pas kundërshtarit të tyre kryesor, Partisë Kombëtare konservatore. /voa

Related posts

12 të lënduar në mesin e tyre tetë fëmijë nga aksidenti i autobusit serb në Bullgari

admin

Dështon përpjekja e Phenianit për dërgimin në hapësirë të një sateliti ushtarak

admin

Tensionet në veri, Clinton: T’i jepet fund kësaj marrëzie, zgjedhjet s’duhet të ishin zhvilluar

Muhamet Ramadani