RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Walker: Serbia ka investuar shumë në propagandën kundër masakrës së Reçakut

walker:-serbia-ka-investuar-shume-ne-propaganden-kunder-masakres-se-recakut

Ish-ambasadori i Misionit Verifikues të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kosovë, William Walker thotë se Serbia ka investuar shumë në propagandën për ta mohuar masakrën e Reçakut, e cila ishte kryer nga forcat policore dhe ushtarake serbe.

Walker në një intervistë për The Geopost thekson se presidenti aktual serb Aleksandar Vuçiq ishte në zinxhirin komandues të Sllobodan Millosheviqit, të cilët kishin dhënë urdhër për kryerjen e kësaj masakre më 15 janar 1999.

“Që nga fillimi Serbia ka thënë se kjo ngjarje nuk është e vërtetë. Ata kishin shumë arsyetime, se unë jam agjent i CIA-së me mbulesë ndërkombëtare nga OSBE-ja, se jam dërguar këtu nga CIA apo nga Departamenti i Shtetit ose nga Shtëpia e Bardhë për të shkatërruar disi Serbinë dhe se unë isha i gatshëm të them çdo gënjeshtër për të shkatërruar atë”, tha Walker. “Kur e di që ministri i Propagandës në kohën e Millosheviqit ishte një zotëri i quajtur Aleksandar Vuçiq dhe se ai po përhapte të gjitha këto gjëra qesharake për mua dhe për çfarë kam ardhur në Kosovë, e kuptoj pse ai ende e përdor temën e masakrës së Reçakut dhe çfarë ishte versioni serb i asaj që ndodhi”.

Po ashtu, ai pohon se histori të tilla të mohimit vazhdimisht dilnin nga Beogradi kur Vuçiqi ishte ministër i propagandës, duke përmendur rastin “Panda” që kishte ndodhur në Pejë.

“Nëse flasim për vrasjet në lokalin Panda në Pejë, ka një lidhje mes historive që dilnin nga Beogradi kur Vuçiq ishte ministër i Informacionit, nëse doni, janë shumë konsistente, deri më sot, flasin për Reçakun sikurse nuk ndodhi ose Walker e shtrembëroi atë ose Walker po e përdorte atë për të shkatërruar disi Serbinë”, pohon ai.

Sipas Walkerit, propaganda e Vuçiqit duhet të kuptohet në të gjithë kryeqendrat evropiane, kur bëhet fjalë për masakrën e Reçakut.

“Unë mendoj se të gjithë në kryeqytetet e Evropës që kanë njohuri për Vuçiqin dhe propagandën serbe e kuptojnë, shumë nga njerëzit që janë tani në ministritë e Jashtme të pjesës tjetër të Evropës ishin shumë të rinj për të ditur për Reçakun në atë kohë, por Vuçiq dhe çfarë ai bën me informacione, dezinformata mendoj se kuptohet në të gjitha kryeqytetet e Evropës”, thotë Walker.

Për ish-ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, presidenti serb Vuçiq ishte në zinxhirin komandues të Qeverisë së Millosheviqit, në kohën kur kishte ndodhur masakra e Reçakut.

“Shumica dërrmuese e krimeve të luftës që janë kryer këtu janë kryer nga trupat serbe, policia serbe, ushtria serbe dhe njësitë speciale serbe. Vuçiq ishte në zinxhirin komandues të Qeverisë së Millosheviqit, kur do të kenë një Gjykatë Speciale për ta, ky ishte një zinxhir i vërtetë komandues. Shikoni se çfarë bëri ushtria serbe, policia serbe, njerëzit që ishin nën komandën e Millosheviqit dhe Vuçiqit”, shprehet ai.

Related posts

Ministri i Jashtëm turk kërkon bashkimin global të muslimanëve në mbështetje të palestinezëve

admin

Goditet për vdekje një këmbësor në Bresje

rezart morina

SpaceX lëshon për herë të tretë drejt hapësirës raketën më të fuqishme në botë, Elon Musk: Starship do ta bëjë jetën shumëplanetare

admin