RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Patriarkana Armene e Turqisë dënon aktin e djegies së Kuranit në Suedi

patriarkana-armene-e-turqise-denon-aktin-e-djegies-se-kuranit-ne-suedi

Patriarkana Armene e Turqisë publikoi një mesazh me të cilin dënon djegien e Kuranit para ambasadës së Turqisë në Suedi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën nga llogaria e medias sociale e Patriarkanës Armene në Turqia thuhet se tentativa për djegien e librit të shenjtë të botës Islame, Kuranit, ka ngjallur indinjatë të thellë.

“Ky akt i neveritshëm i cili nuk mund të shpjegohet me asnjë arsye, nuk fyen vetëm ndjenjat fetare të atyre që i përkasin fesë Islame”, theksohet në deklaratën ku bëhet e ditur se:

“Krahas kësaj nuk mund të injorohet se veprime të tilla të qëllimshme nxisin ndjenjat armiqësore mes njerëzve të besimeve të ndryshme. Ky veprim i cili kategorikisht nuk mund të përputhet me demokracinë, lirinë dhe të drejtat e njeriut, është e qartë se nuk mund të pranohet nga personat që ndajnë këto ndjenja. Bordet e Asamblesë shpirtërore, klerikëve, bordet administruese të fondacionit, komuniteti armen turk dhe veçanërisht Patriku Kadasetli Sahak II i Armenëve të Turqisë, e dënojnë me keqardhje këtë veprim të prapambetur”.

Dihet se sa shumë nevojë për dashuri, paqe dhe qetësi ka bota e cila në këto ditë po lufton me probleme të ndryshme, theksohet në deklaratën ku thuhet: “U rikujtojmë njerëzve pa dallim feje, gjuhe dhe race, që të distancohen nga veprimet që do t’i shtojnë probleme, problemeve të botës tonë dhe do të ishte më mirë që të shërbejnë me të gjithë fuqinë e tyre në sigurimin e mjedisit të dëshiruar të qetësisë. Lusim që Zoti me urtësinë e tij hyjnore t’i udhëheqë ata që do të punojnë në këtë rrugë”.

Deklaratën në fjalë e publikoi nga llogaria e tij në Twitter edhe Patriarku i Armenëve të Turqisë, Sahak Mashalian.

Related posts

BIK-u grumbullon mbi 123 mijë euro për të prekurit nga vërshimet në Mitrovicë e Skenderaj

rezart morina

Erdoğan: Inkurajimi i Greqisë që armatos ishujt nuk përputhet me arsyen dhe aleancën – VIDEO

admin

Sudan, shkon në 104 numri i të vdekurve nga përmbytjet

admin