RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Nesër nuk mbahet mësim në katër shkolla në Skenderaj

neser-nuk-mbahet-mesim-ne-kater-shkolla-ne-skenderaj

Në katër shkolla të Skenderajt, nesër nuk do të mbahet mësim.

Kjo si pasojë e vërshimeve të cilat kanë lënë dëme të mëdha në komunën e Skenderajt.

Kjo është bërë e ditur nga Drejtori i Arsimit në Skenderaj, Kastriot Duraku.

“Mësimi nuk do të mbahet në shkollat: Gjimnazi “Hamëz Jashari”, ShMLP “Anton Çetta”, Shfmu “Ismet Rrahmani” Aqarevë dhe Shfmu “Bashkim Sadiku” në Tushilë, të cilat për shkak të dëmeve të mëdha nga përmbytjet nuk kemi arritur ende t’i kthejmë në gjendje normale”, ka shkruar Duraku në Facebook.

Ndërsa sipas njoftimit në shkollat e tjera do të mbahet mësimi i rregullt.

Related posts

Prokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare kërkon urdhër-arrest ndaj kryeministrit izraelit dhe liderëve të Hamasit

admin

Detaje për të dyshuarin pas incidentit në Washington

RTI

“Magjistarët” e Kramatorskut: burrat që e kontrollojnë luftën nga pasqyrat…

admin