RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

BE-ja shqyrton mundësinë e përdorimit të aseteve të ngrira ruse për rindërtim të Ukrainës

be-ja-shqyrton-mundesine-e-perdorimit-te-aseteve-te-ngrira-ruse-per-rindertim-te-ukraines

Bashkimi Evropian po shqyrton përdorimin e aseteve të ngrira të Bankës Qendrore të Rusisë, me vlerë prej 300 miliardë dollarësh, për të gjeneruar fitime për rindërtimin e insfrastrukturës së shkatërruar të Ukrainës.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, u ka bërë thirrje qeverive të Bashkimit Evropian që të vazhdojnë me konsultime se si mund të përdoren këto asete të ngrira, raportoi Financial Times më 23 janar.

Michel tha se do që të analizohet mundësia për të gjeneruar fitime, të cilat më pas mund të drejtohen drejt përpjekjeve për rindërtim, raportoi gazeta britanike.

Sipas Michel, asetet do t’i kthehen shtetit rus nëse nënshkruhet një marrëveshje paqeje.

Blloku evropian, i përbërë prej 27 shteteve anëtare, ngriu fondet ruse në përgjigje të pushtimit të paprovokuar të Ukrainës nga Moska. /rel

Related posts

Blinken dhe homologu i tij britanik Lammy vizitë në Ukrainë

admin

Ngërçi në bisedimet e armëpushimit në Gaza, Hamasi dhe Netanyahu fajësojnë njëri-tjetrin

admin

Përkeqësohen marrëdhëniet me Rusinë, Armenia fillon stërvitjen ushtarake me SHBA

admin