RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Meloni: Zgjerimi drejt Ballkanit Perëndimor të jetë prioritet i BE-së

meloni:-zgjerimi-drejt-ballkanit-perendimor-te-jete-prioritet-i-be-se

Është urgjente që Bashkimi Evropian të zhvillojë një vizion të ri ndaj Ballkanit Perëndimor dhe të vendosë zgjerimin e rajonit ndër prioritetet e tij, deklaroi kryeministrja italiane, Giorgia Meloni në video-fjalimin e saj në hapjen e konferencës “Italia dhe Ballkani Perëndimor: rritje dhe integrim”, nën kujdesin e Ministrisë së Jashtme italiane dhe ministrit të Jashtëm Antonio Tajani, që po zhvillohet në Trieste.

”Një prani më e madhe e Italisë në Ballkan është qëllimi i kësaj qeverie”, theksoi ajo.

”Edhe kjo konferencë për Ballkanin që po zhvillohet në Trieste është një pjesë e këtij procesi”, deklaroi Meloni.

“Kjo është ajo që na kërkojnë të gjithë miqtë e rajonit, e kam vërejtur personalisht me rastin e samitit në Tiranë. Ne jemi protagonistë në rajon, por duhet ta rinovojmë këtë prani dhe të investojmë në sektorë strategjikë”, shtoi Meloni. /atsh

Related posts

23 pa’lestinezë të tjerë vr’iten nga su’lmet iz’raelite në Ga’za, totali shkon në të paktën 41.825

Muhamet Ramadani

Autoritetet zvicerane: Identifikimi i trupave mund të zgjasë disa ditë pas zjarrit në Crans-Montana

RTI

Zelensky: Ekspertët ndërkombëtarë po përgatisin vendime të vështira për Ukrainën

Muhamet Ramadani