RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Zelensky: Ekspertët ndërkombëtarë po përgatisin vendime të vështira për Ukrainën

zelensky:-ekspertet-nderkombetare-po-pergatisin-vendime-te-veshtira-per-ukrainen

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se ekspertët ndërkombëtarë po përgatisin vendime mjaft të vështira për shtetin dhe ushtrinë e vendit të tij.

“Ekspertët ndërkombëtarë po përgatisin vendime mjaft të vështira për Ukrainën, për ushtarët tanë. Tani ne po bëjmë më të mirën, po e bëjmë jo publikisht – në mënyrë që rezultatet e ushtarëve tanë, të cilat do t’i shohin të gjithë, të bëhen më të mirat”, theksoi ai.

Në një video fjalim ai ka kujtuar se të premten është mbajtur një takim i rëndësishëm ndërkombëtar me kryeministrin e Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani.

Ky i fundit premtoi 100 milionë dollarë për Ukrainën. /abcnews

Related posts

Vendosen kamera të sigurisë në afërsi të Urës së Ibrit

Muhamet Ramadani

Rreth një orë pritje në pikëkalimet kufitare për të dalë nga Kosova

Muhamet Ramadani

FBI sekuestron dosje sekrete nga prona e Donald Trump

admin