RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Qindra protestojnë në qytetin afgan për djegien e Kuranit në Suedi

qindra-protestojne-ne-qytetin-afgan-per-djegien-e-kuranit-ne-suedi

Qindra burra mbajtën një protestë të martën në qytetin lindor afgan Kost për të shprehur zemërimin ndaj aktit të djegies së Kuranit në kryeqytetin e Suedisë në fundjavë.

Ata dënonin aktin e rende te nxitjes së urrejtjes, të kryer nga politikanë të së djathtës ekstreme, në mënyrë demonstrative para ambasadës së Turqisë në Stokholm.

Në imazhet e postuara shiheshin protestues që qëndronin në shesh, disa prej të cilave me flamurë talibanë, teksa rojet e sigurisë u qëndronin pranë.

Organizatori Ibrahim Sayar, tha se akte të tilla “nuk duhet të përsëriten prej urrejtjes që krijojnë në zemrat e muslimanëve ndaj besimeve të tjera”.

“Banorët e Kost dënojnë djegien e Kuranit në Suedi dhe bëjnë thirrje për të dënuar politikanë të illë të ndyrë”, tha organizatori tjetër i protestës Qadeer Lakanval.

“Vdekje politikanëve të tillë dhe vdekje qeverisë së Suedisë,” brohorisnin mes te tjerash protestuesit në sheshin e qytezës, sipas korrespondentit të rrjetit AFP. /tch

Related posts

Arrestohen shqiptarë që po kalojnë nëpër shtetin serb

rezart morina

Tre pjesëtarët e grupit që kryen sulm terrorist arrijnë në gjykatë, prokuroria kërkon paraburgim

admin

Kryeministri japonez shkarkon të birin nga detyra si sekretar politik

rezart morina