RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Takimet me zyrtarë nga shtetet e BE-së që nuk e njohin Kosovën, Lajçak e njofton edhe Greqinë për dialogun

takimet-me-zyrtare-nga-shtetet-e-be-se-qe-nuk-e-njohin-kosoven,-lajcak-e-njofton-edhe-greqine-per-dialogun

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka vazhduar takimet me zyrtarë të shteteve evropiane për t’i njoftuar për dialogun.

Pas vizitës javën që kaloi në Kosovë, Lajçak gjatë të hënës e martës takoi zyrtarë të lartë të Spanjës, Sllovakisë dhe Qipros, ndërsa së fundi takoi edhe zyrtarë të Greqisë, saktësisht të dërguarën greke për Ballkanin Perëndimor, Sofia Grammata.

“Me të dërguarën e Greqisë për Ballkanin Perëndimor, fola për përpjekjet e Bashkimit Evropian për avancimin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe rolin e rëndësishëm të Greqisë në rajon”, shkruan Lajçak në Twitter.

Spanja, Sllovakia, Qipro, Greqia dhe Rumania janë pesë shtetet e BE-së që ende nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës.

Ndryshe, javët e fundit janë intensifikuar vizitat në Kosovë e Serbi me qëllim të shtyrjes para të procesit të dialogut dhe normalizimit të marrëdhënieve.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq të hënën në mbrëmje ka lënë të nënkuptohet se Serbia e ka pranuar planin franko-gjerman për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.

Ndërkaq, mbrëmë zyrtari amerikan Derek Chollet ka biseduar përmes telefonit me Kurtin, të cilit i ka kërkuar të pranojë propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Related posts

Biden: Ne’tanyahu po zvarrit lu’ftën në Ga’za për të shpëtuar veten politikisht

admin

Mjekët specialistë që punojnë vetëm në sektorin publik mund të marrin deri në 1800 euro pagë

admin

Kurti shfrytëzon Kuvendin për të bërë fushatë, sulmon opozitën: Janë në rënie të lirë

admin