RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Pas djegies së Kuranit në Suedi, në 40 shtete të botës u kënduan hatme të Kuranit

pas-djegies-se-kuranit-ne-suedi,-ne-40-shtete-te-botes-u-kenduan-hatme-te-kuranit

Nxënësit dhe mësuesit e Federatës së Shoqatave që Vlerësojnë Njeriun (IDDEF) në 40 shtete të botës lexuan hatme nga Kurani si përgjigje ndaj djegies së Kuranit para Ambasadës së Turqisë në Stokholm të Suedisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën nga IDDEF thuhet se veprimi i liderit të Partisë “Stram Kurs” (Linja e Rreptë), i ekstremit të djathtë Rasmus Paludan, para Ambasadës turke në Stokholm ishte krim i urrejtjes dhe njerëzimit.

Në deklaratë thuhet se ndaj këtij sulmi të shëmtuar është reaguar duke lexuar hatme në medresetë e Federatës së IDDEF-së në të gjithë botën.

“Ne dënojmë fuqishëm veprimin me urrejtje dhe autoritetet suedeze që i lejojnë ato dhe që kanë në shënjestër miliona muslimanë dhe Turqinë. Dëshirojmë të theksojmë se mentaliteti perëndimor, i cili e konsideron urrejtjen dhe blasfeminë në çdo kuptim brenda fushës së lirisë, do të shkatërrohet me urrejtjen dhe armiqësinë e vet. Allahu në kaptinën Saff thotë: ‘Ata (jomuslimanët) dëshirojnë ta shuajnë Dritën e Allahut me gojët e tyre, por Allahu do ta plotësojë Dritën e Tij edhe pse e urrejnë këtë jobesimtarët’”.

Në deklaratë thuhet se pas leximit të hatmeve në 100 qendra arsimore dhe 80 medrese të IDDEF-së në 40 vende të botës, përfshirë Guinenë, Somalinë, Etiopinë dhe Indinë, janë bërë lutje për bashkimin dhe solidaritetin e muslimanëve.

Related posts

Shpëtohen 113 emigrantë të rrëmbyer nga një shtëpi në Meksikë

Muhamet Ramadani

Gaza pëson mbi 33 miliardë dollarë dëme nga sulmet izraelite gjatë vitit 2025

RTI

Dy civilë të vrarë dhe disa të plagosur në sulmin ajror në Idlib të Sirisë

admin