RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

KQZ-ja nuk rekomandon shtyrjen e zgjedhjeve

kqz-ja-nuk-rekomandon-shtyrjen-e-zgjedhjeve

Në mbledhjen e së shtunës të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) u tha se ky organ vazhdon me përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve në veri të Kosovës.

Anëtarët e KQZ-së kanë thënë se janë pajtuar unanimisht se institucioni nuk ka kompetencë që të rekomandojë shtyrjen e zgjedhjeve.

Ndërsa sa i përket raportit të dërguar tek presidentja Vjosa Osmani, KQZ-ja tha se vetëm e ka informuar atë për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, por nuk ka dhënë rekomandime.

Në këtë mbledhje, u vendos që të shtyhet afati për nominimin e anëtarëve të Këshillave të Vendvotimeve.

Me 11 vota për dhe asnjë kundër u vendos që ky afat të shtyhet deri më 13 dhjetor. Sipas tyre, kjo shtyrje nuk ndikon në procesin zgjedhor.

Related posts

Sulme me dronë ndaj objekteve energjitike të Ukrainës

admin

Dëshmi të reja për abuzim të punëtorëve në fabrikën kineze në Serbi

Hevzi

Austria dëbon tre diplomatë të tjerë rusë të akuzuar për spiunazh

admin