RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Trump nis fushatën për zgjedhjet presidenciale 2024

trump-nis-fushaten-per-zgjedhjet-presidenciale-2024

Ish-Presidenti Donald Trump filloi fushatën e tij për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 me një ndalesë të shtunën në Nju Hempshër, përpara se të vazhdonte drejt Karolinës së Jugut.

Vizitat e tij në këto dy shtete, që organizojnë votimet më të hershme, shënojnë aktivitetet e para të fushatës elektorale që kur ai njoftoi kandidimin mbi dy muaj më parë.

“Po fillojmë. Po ia fillojmë nga këtu si kandidat për president”, u tha ai drejtuesve të Partisë Republikane të mbledhur në takimin vjetor në Nju Hempshër, përpara se të ndalej në orët e vona të pasdites në Kolumbia, për të prezantuar ekipin e tij drejtues në shtetin e Karolinës së Jugut, raporton voa përcjell albinfo.ch. “Jam më i zemëruar tashmë dhe jam më i përkushtuar tani se ç’kam qenë ndonjëherë”, shtoi tutje Trump.

Në këto dy shtete zhvillohen dy nga tre garat e para për emërimin brenda partisë, duke u dhënë atyre fuqi të jashtëzakonshme në përzgjedhjen e kandidatit. /voa

Related posts

Arkeologët zbulojnë një varr masiv misterioz mbi 3000-vjeçar! Ja çfarë përmbante tuma e lashtë

admin

Turqia thirrje për “masa ndëshkuese dhe shtrënguese” kundër veprimeve të paligjshme të Izraelit

admin

Sulm i armatosur në një koncert në Rusi, vriten 40 persona dhe plagosen mbi 100 të tjerë

admin