RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

SHBA, të paktën 2 të vrarë dhe 5 të plagosur nga të shtënat në Seattle

shba,-te-pakten-2-te-vrare-dhe-5-te-plagosur-nga-te-shtenat-ne-seattle

Të paktën dy persona u vranë dhe pesë të tjerë u plagosën të dielën, përfshirë një fëmijë 2-vjeçar, nga të shtënat në Qendrën Seattle në shtetin amerikan të Washingtonit, transmeton Anadolu.

Kryebashkiakja e Seattle-s, Katie Wilson tha në një deklaratë se një i dyshuar është arrestuar.

Një dëshmitar që mori pjesë në festivalin “Bite of Seattle” tha për KOMO News se ata dëgjuan “shtatë ose tetë të shtëna” pranë shatërvanit të qendrës.

Thuhet se reaguesit e urgjencës konfirmuan dy viktima dhe identifikuan të plagosurit si tre gra të moshës 39, 40 dhe 56 vjeç, një burrë 23-vjeçar dhe një djalë 2-vjeçar.

Gruaja 56-vjeçare është dërguar në qendrën mjekësore “Harborview” në gjendje të rëndë, ndërsa 39-vjeçarja, 23-vjeçari dhe fëmija janë shtruar në spital në gjendje të qëndrueshme, raporton KOMO News.

Gruaja 40-vjeçare ka pësuar lëndime të lehta dhe nuk ka pranuar të transportohet për në spital.

“UW Medicine” më vonë tha për “The Daily” se të gjithë pacientët që trajtoi kishin pësuar plagë me armë zjarri. Një grua e rritur i është nënshtruar një operacioni dhe ka mbetur në gjendje kritike për jetën, ndërsa fëmija, 23-vjeçari dhe gruaja 39-vjeçare janë në gjendje të kënaqshme.

Departamenti i Policisë në Seattle tha në platformën e mediave sociale amerikane X se oficerët po hetonin të shtënat që përfshinte “viktima të shumta” dhe i bëri thirrje publikut që të shmangte zonën.

Related posts

Anëtarësimi në NATO, Kosova po shihet si faktor stabiliteti

Muhamet Ramadani

Vrasja e liderit të Hamasit, New York Times: Lënda shpërthyese u fut në rezidencën ku do të qëndronte Haniyeh dy muaj më parë

admin

Izraeli arreston 19 anëtarë të grupit Xhihadi Islamik

admin