Një person ka vdekur në Kosovë si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit.
Ky është rasti i parë me fatalitet pas një kohe të gjatë.
Instituti i Shëndetit Publik të Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe tri raste të reja nga testimi i 69 mostrave, ndërsa janë shëruar 15 qytetarë. Numri i rasteve aktive është 61.
Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë regjistruar 272.537 raste me COVID, ndërsa prej tyre 3203 kanë përfunduar me fatalitet. Janë shëruar 269.273 qytetarë.