RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Palestina: Janari 2023, muaji më i përgjakshëm në Bregun Perëndimor që nga viti 2015

palestina:-janari-2023,-muaji-me-i-pergjakshem-ne-bregun-perendimor-qe-nga-viti-2015

Ministria e Shëndetësisë e Palestinës njoftoi se janari i vitit 2023 ishte “muaji më i përgjakshëm” në Bregun Perëndimor të pushtuar që nga viti 2015, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Ky muaj ka qenë muaji më i përgjakshëm në Bregun Perëndimor që nga viti 2015. Si pasojë e zjarrit të hapur nga ushtarët izraelitë dhe kolonët hebrenj, 35 palestinezë, përfshirë tetë fëmijë dhe një grua të moshuar, humbën jetën. Në shënjestër ishin veçanërisht pjesa e sipërme e trupit dhe kokat e palestinezëve”, thuhet në një deklaratë nga ministria.

Në deklaratë theksohet se që nga viti i ri, numri më i madh i vdekjeve ka ndodhur në qytetin e Jenin-it, ku kanë humbur jetën gjithsej 20 persona.

Më 26 janar, dhjetë palestinezë u vranë kur ushtria izraelite sulmoi kampin e refugjatëve Jenin në veri të Bregut Perëndimor.

Related posts

Trumpi sërish para drejtësisë

Muhamet Ramadani

Si po spastrohet etnikisht Bregu Perëndimor

Irfan Jahiu

Zgjedhjet në SHBA, JD Vance dhe Tim Walz gati për debatin e parë nënpresidencial në New York

admin