RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Deklaratë shokuese e presidentit kroat: Kosova i takonte Serbisë, u aneksua nga bashkësia ndërkombëtare

deklarate-shokuese-e-presidentit-kroat:-kosova-i-takonte-serbise,-u-aneksua-nga-bashkesia-nderkombetare

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka mbajtur një konferencë për media në Petrinja, ku ka folur për luftën në Ukrainë, duke u shprehur kundër dërgimit të armëve atje.

Ndër tjerash, ai aty ka gjetur shkas të flasë edhe për Kosovën, duke thënë se ajo u aneksua nga bashkësia ndërkombëtare.
Tani, sipas Milanoviqit, Rusia po e bën të njëjtën në Ukrainë, raporton agjencia kroate e lajmeve, “Index”.

“(Kosova) është rrëmbyer nga Serbia. Kosova është marrë nga Serbia, a është kështu? A e kemi njohur Kosovën, po e kemi njohur. Unë jam prapa Kosovës, por pasi kjo është bërë njëherë (aneksimi), pra pa vullnetin e shtetit (Serbisë), të cilës Kosova i ka takuar e kjo ka qenë Serbia, respektivisht Jugosllavia, e cila për ne nuk është shtet mik dhe as që jemi brengosur për ta, ka qenë vetëm çështje kohe se kur Rusia apo dikush tjetër do të bëjë të njëjtën dhe kjo tani po ndodhë”, ka thënë ai.

Related posts

Ministria e Jashtme risistemoi zyrtarët nëpërmjet rregullores së jashtëligjshme

rezart morina

Ish-zyrtari amerikan: Presidenti Erdoğan “do të veprojë i pavarur” në politikën e jashtme

rezart morina

Erdoğan: Në 21 vite kemi ndërtuar më shumë se dyfishin e digave në historinë e Republikës

admin