Të paktën 136 pjesëtarë të organizatës terroriste Al-Shabaab janë neutralizuar në një operacion të kryer në Somali nga forcat somaleze dhe amerikane, transmeton Anadolu Agency (AA).
Televizioni Kombëtar i Somalisë (SNTV) raportoi se forcat speciale të shërbimit të inteligjencës kombëtare dhe ushtrisë amerikane kanë kryer një operacion të përbashkët kundër organizatës terroriste Al-Shaabab në provincën Shabeli i Poshtëm.
Në operacion u vranë 136 pjesëtarë të organizatës, duke përfshirë disa nga drejtuesit e saj, si Moalim Salahey, Salman Dhere dhe Moalim Hashi.
Ditët e fundit, forcat somaleze dhe amerikane kanë intensifikuar operacionet kundër grupit terrorist Al-Shabaab, i cili është kërcënimi kryesor i sigurisë në Somali, e cila është kthyer në një skenë të krizës së thellë politike dhe të sigurisë për dekada.