RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Scholz: Gjermania nuk do t’i dërgojë Ukrainës avionë luftarakë

scholz:-gjermania-nuk-do-t’i-dergoje-ukraines-avione-luftarake

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha se Gjermania nuk do të dërgojë avionë luftarakë në Ukrainë.

Kjo deklaratë vjen pasi Kievi rriti thirrjet për armë më të avancuara nga Perëndimi për të ndihmuar në zmbrapsjen e pushtimit të Rusisë.

Scholz u pajtua javën e kaluar për të dërguar 14 tanke Leopard 2 në Ukrainë dhe për të lejuar vendet e tjera evropiane të dërgonin të tyret, pas disa javësh debat intensiv dhe presion në rritje nga aleatët.

Pas këtij vendimi, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Pesckov, tha se vendimet e Perëndimit, përfshirë edhe dërgimin e tankeve, po krijojnë një situatë “shumë, shumë të tensionuar” të sigurisë në Evropë dhe për botën në përgjithësi.

Ukraina ka muaj që kërkon tanke luftarake, për të luftuar forcat ruse që e kanë nisur luftën në këtë shtet.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, beson se rreth 300 tanke do të ndihmonin në mposhtjen e Rusisë.

Polonia, Spanja, Finlanda, Holanda dhe Norvegjia dhe disa shtete të tjera pritet të dërgojnë tanket e tyre Leopard në Ukrainë. /rel

Related posts

Erdoğan paralajmëron Suedinë: Përderisa lejoni djegien e Kuranit, nuk do të miratojmë anëtarësimin në NATO

admin

Francë, politikania e ekstremit të djathtë Le Pen kërkon mbylljen e më shumë xhamive

admin

Përmbytet një anije me emigrantë në Detin Egje, 16 të vdekur – VIDEO

admin