RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rusia do t’i dërgojë thirrje Evropës për të dënuar djegien e Kuranit në Suedi

rusia-do-t’i-dergoje-thirrje-evropes-per-te-denuar-djegien-e-kuranit-ne-suedi

Kryetarja e Këshillit të Dhomës së Lartë të Parlamentit të Rusisë, Valentina Matviyenko tha se do t’u dërgojë thirrje parlamenteve të Evropës që të dënojnë në mënyrë serioze djegien e Kuranit dhe veprimet e ngjashme në Suedi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një fjalim në takimin e Këshillit, Matviyenko reagoi ndaj djegies së Kuranit para ambasadës së Turqisë në Stockholm.

“Ky është një ofendim, një krim, nxitje e urrejtjes etnike. Njerëzit po sulmojnë atë që është e shenjtë për muslimanët”, tha Matviyenko e cila shtoi se ata që organizojnë veprime të tilla kanë djegur botën dhe kanë krijuar fokuse të reja të tensioneve.

“Të gjitha fuqitë në botë me mend në kokë nuk duhet të mjaftohen vetëm me dënimin e këtyre veprimeve por dëshirojmë që t’i ndalojnë këto veprime”, theksoi Matviyenko e cila shtoi se Rusia është një vend shumëkombësh që ka respekt për njerëzit e çdo kombësie.

Duke i kërkuar Komitetit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Këshillit të Federatës që të ndërmarrë punime si reagim ndaj veprimit në Suedi, Matviyenko deklaroi se “Në emër të Këshillit të Federatës, le t’u dërgojmë thirrje parlamenteve evropiane që të dënojnë në mënyrë serioze këto veprime dhe që parashikon marrjen e të gjitha masave për parandalimin e veprimeve që përmbajnë ofendime të tilla”.

Related posts

Ushtarët grekë nisen drejt Kosovës, i bashkohen KFOR-it në Bondsteel

rezart morina

Britani, iftar i hapur në stadiumin “Wembley” në Londër – VIDEO

admin

Aliu thotë se ka nënshkruar vetëm një kontratë njëburimore: Jemi të hapur për hetim

RTI