RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

​Kriza globale, Arabia Saudite jep 50 milionë dollarë grant për Shqipërinë

​kriza-globale,-arabia-saudite-jep-50-milione-dollare-grant-per-shqiperine

Ambasada e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë, njoftoi sot lëvrimin e një granti me vlerë 50 milionë USD nga Mbretëria e Arabisë Saudite për Republikën e Shqipërisë.

Pas takimit që mblodhi së bashku Ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite dhe Ministren e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj në selinë e Ministrisë, ambasadori deklaroi se, ky grant i pakthyeshëm, vjen në kuadër të miqësisë së ngushtë mes dy vendeve dhe vullnetit të qeverisë së Mbretërisë së Arabisë Saudite për t’i qëndruar pranë Republikës mike të Shqipërisë dhe për të mbështetur zhvillimin e saj në dritën e situatës aktuale ekonomike që po kalon Shqipëria, për shkak të krizës globale energjetike dhe presioneve inflacioniste.

Ambasadori vlerësoi gjithashtu nivelin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe popujve, duke i uruar Republikës së Shqipërisë më shumë përparim dhe prosperitet.

Related posts

BE do të ndihmojë Ukrainën me 5 miliardë euro

admin

Sveçla: Arrestohet një nga organizatorët e sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it

admin

Përgatitjet për sulme të mundshme në shenjë hakmarrje, SHBA i kërkon Turqisë ta bindë Iranin të ulë tensionet në Lindjen e Mesme

admin