RTV AHIRETI
Shëndetësi

6 shenja që tregojnë se po pini më shumë kafe seç duhet

6-shenja-qe-tregojne-se-po-pini-me-shume-kafe-sec-duhet

Probleme me stomakun dhe zorrën e trashë

Kafeja ka një efekt laksativ. Ajo nxit prodhimin e një hormoni që përshpejton aktivitetin në zorrën e trashë. Kur konsumoni më shumë kafe seç duhet, zakonisht mund të keni probleme me jashtëqitjen, në disa raste edhe diarre.

Ndiheni të lodhur ditën tjetër

Kafeja stimulon sistemin nervor për shkak të përmbajtjes së kafeinës dhe gjithashtu përmirëson performancën fizike me 11-12%. Por ka një anë të keqe. Studimet tregojnë se pasi pini shumë kafe, mund të ndiheni të lodhur ditën tjetër dhe të përballeni me një gjendje si përgjumje.

Keni ankth

Dozat e larta të kafeinës sjellin një gjendje ankthi dhe nervozizmi. Nëse vini re se bëheni nervoz shumë shpejt, bëni mirë të kontrolloni sasinë e kafeinës.

Përjetoni pagjumësi

Kafeina ju mban zgjuar dhe në të njëjtën kohë mund të ketë pasoja për gjumin. Studiuesit kanë treguar se konsumi i lartë i kafesë mund të rrisë sasinë e kohës që ju nevojitet për të fjetur.

Keni rrahje të shpeshta të zemrës dhe përjetoni lodhje

Efekti i rrahjeve të shpejta të zemrës nuk shfaqet te të gjithë njerëzit, por gjithsesi është i zakonshëm. Është vërtetuar që një efekt i tillë është më i përhapur te të rinjtë. Pirja e kafesë nuk rekomandohet për personat që kanë probleme me presionin e gjakut.

Ndiheni të varur prej saj

Studimet kanë treguar se kafeina rrit metabolizmin me 3-11%. Sidoqoftë, është e rëndësishme që të tregoheni të kujdesshëm pasi disa njerëz janë jotolerantë ndaj kafesë dhe efekteve të saj negative. Problemi qëndron te fakti se mund të bëheni të varur nga kafeja duke mos konsumuar mjaftueshëm ujë.

Related posts

Keni herpes në buzë, çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

admin

Fruthi te fëmijët; simptomat që nuk duhet të anashkaloni

admin

GRAFIK/ Vendet që kanë më shumë mjekë

rezart morina