RTV AHIRETI
Shëndetësi

Këto janë dëmet që mund t’i shkaktoni fytyrës nëse flini me grim

keto-jane-demet-qe-mund-t’i-shkaktoni-fytyres-nese-flini-me-grim

Lënia e grimit në fytyrë brenda natës nuk është aq e padëmshme sa mund të duket. Përveçse ju ndyt jastëkun, mund të dëmtojë edhe pamjen tuaj.

Ka disa gjëra që mund t’ju ndodhin nëse flini me grim.

Ju bllokon poret

Shumë produkte kozmetike, veçanërisht ato që përmbajnë silikone ose akrilike, mund të bllokojnë poret tuaja. Këta përbërës depërtojnë në poret tuaja dhe bllokojnë bakteret dhe vajrat natyralë brenda tyre. Kombinimi i vajit, djersës, baktereve dhe qelizave të vdekura të lëkurës mund të çojë në bllokimin e poreve. Mund të ndodhë edhe kur jeni të grimuar gjatë ditës, por lënia e tij gjatë natës rrit këto shanse.

Shkakton puçrra dhe akne

Kur nuk e hiqni grimin para se të shkoni në shtrat, lëkura juaj merr më pak oksigjen. Kimikatet irrituese në kozmetikë gjithashtu qëndrojnë në kontakt me lëkurën tuaj për më gjatë. Nëse lëkura juaj nuk pushon gjatë natës nga grimi, kimikatet e dëmshme dhe mungesa e oksigjenit mund të çojnë përfundimisht në puçrra dhe akne.

Mund të çojë në plakje të parakohshme

Ngjyrat artificiale dhe përbërësit e tjerë në grim mund të shkaktojnë reaksione kimike të dëmshme dhe të përshpejtojnë plakjen e lëkurës. Lëkura jonë vepron si një barrierë mbrojtëse për mjedisin tonë dhe nëse nuk e ndihmoni atë të ‘rivendoset’ gjatë natës, mbrojtja e saj dobësohet dhe mund të ndodhin ndryshime të padëshiruara në modelet tuaja të gjeneve. Grimi mund të lejojë që radikalet e lira, ndaj të cilave jeni të ekspozuar gjatë ditës, të ‘ngjiten’ në lëkurën tuaj, shkruan Bright Side, përcjell KosovaPress

Buzët çahen

Kur vendosni buzëkuq gjatë ditës, zakonisht nuk qëndron në mënyrë perfekte gjatë gjithë kohës, sepse ngrënia dhe pirja e bëjnë atë të konsumohet shpejt. Por, kur flini, buzëkuqi ka kohë të mjaftueshme për të thithur lagështinë nga buzët tuaja. Nëse nuk e fshini buzëkuqin para se të flini, ka shumë mundësi që të zgjoheni me buzë të thata dhe të plasaritura.

Related posts

Asgjë për t’u shqetësuar! Këto janë arsyet pse foshnjat shtrëngojnë vazhdimisht grushtat

rezart morina

Ndiheni “të fryrë”, ja lista me ushqime që ju ndihmojnë të lehtësoheni

admin

7 shenja delikate që tregojnë se mëlçia juaj nuk po funksionon siç duhet

admin