RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

FSK-së i shtohen specialistët për qitje

fsk-se-i-shtohen-specialistet-per-qitje

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se FSK-së po i shtohen operatorët specialistë për qitje të mprehtë.

Në një postim në Facebook, ai ka njoftuar se në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes po realizohen trajnimet në përputhje me misionin dhe konceptin bashkëkohor të profesionalizmit të kuadrove në të gjitha profilet.

“Edhe trajnimi dyjavor specialistik për qitje të mprehtë u realizua me sukses të lartë, si në pjesën terorike ashtu edhe atë praktike në qitje në kushte të ndryshme atmosferike. Efektiviteti shumë i lartë i treguar në qitje është dëshmi se komandot tona janë të përgatitur vetëm për fitore në çdo operacion”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Related posts

Forcat Detare Turke ofrojnë kontribut të rëndësishëm në stërvitjen e NATO-s “Steadfast Dart 2026”

Irfan Jahiu

Paralajmërimi i gjeneralit të lartë: Në përfundim të konfliktit në Ukrainë, do të kemi një problem shumë të madh me Rusinë

admin

SHBA-ja i kërkon Serbisë t’i tërheqë trupat ushtarake nga kufiri me Kosovën

Muhamet Ramadani