RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

FSK-së i shtohen specialistët për qitje

fsk-se-i-shtohen-specialistet-per-qitje

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se FSK-së po i shtohen operatorët specialistë për qitje të mprehtë.

Në një postim në Facebook, ai ka njoftuar se në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes po realizohen trajnimet në përputhje me misionin dhe konceptin bashkëkohor të profesionalizmit të kuadrove në të gjitha profilet.

“Edhe trajnimi dyjavor specialistik për qitje të mprehtë u realizua me sukses të lartë, si në pjesën terorike ashtu edhe atë praktike në qitje në kushte të ndryshme atmosferike. Efektiviteti shumë i lartë i treguar në qitje është dëshmi se komandot tona janë të përgatitur vetëm për fitore në çdo operacion”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Related posts

Escobar sot në Kosovë, takim me Kurtin, Osmanin dhe liderët e opozitës, zbardhet axhenda e të dërguarit të SHBA për Ballkanin

admin

Izraeli godet mbi 30 objektiva në Iran në valën e re të sulmeve ajrore

Kushtrim Guraj

SHBA propozon rezolutën e OKB-së që mbështet armëpushimin e përkohshëm në Gaza

admin