RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Vazhdojnë protestat antiqeveritare në Peru

vazhdojne-protestat-antiqeveritare-ne-peru

Protestuesit u mblodhën në Lima duke kërkuar dorëheqjen e presidentes peruane, Dina Boluarte, dhe anëtarëve të Parlamentit.

Tubimi u mbajt një ditë pasi Parlamenti anuloi propozimin e fundit të qeverisë për ta çuar përpara planin për zgjedhjet në vitin 2023.

Policia bllokoi protestuesit që të hynin në rrugën që të çon në ndërtesën e Kongresit dhe hodhi gaz lotsjellës për t’i shpërndarë.

Protestat antiqeveritare u zhvilluan edhe në Cusco, ku njerëzit bllokuan rrugët kryesore, duke ndalur trafikun.

Komiteti legjislativ i Parlamentit për kushtetutën hoqi dorë nga një propozim i paraqitur nga Boluarte për zgjedhjet presidenciale dhe ato të Kongresit deri në fund të vitit 2023. /koha

Related posts

Diskutimet për dinarin vazhdojnë në Bruksel, qeveria e Kosovës: Po bëhen për të gjetur alternativa për zbatim

admin

Heqja e masave sanksionuese nga BE, Kosova pret që raporti i Borrellit të jetë pozitiv

admin

Bullgarët ‘të lodhur’, shkojnë në votime për të pestën herë në dy vjet

admin