RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Vazhdojnë protestat antiqeveritare në Peru

vazhdojne-protestat-antiqeveritare-ne-peru

Protestuesit u mblodhën në Lima duke kërkuar dorëheqjen e presidentes peruane, Dina Boluarte, dhe anëtarëve të Parlamentit.

Tubimi u mbajt një ditë pasi Parlamenti anuloi propozimin e fundit të qeverisë për ta çuar përpara planin për zgjedhjet në vitin 2023.

Policia bllokoi protestuesit që të hynin në rrugën që të çon në ndërtesën e Kongresit dhe hodhi gaz lotsjellës për t’i shpërndarë.

Protestat antiqeveritare u zhvilluan edhe në Cusco, ku njerëzit bllokuan rrugët kryesore, duke ndalur trafikun.

Komiteti legjislativ i Parlamentit për kushtetutën hoqi dorë nga një propozim i paraqitur nga Boluarte për zgjedhjet presidenciale dhe ato të Kongresit deri në fund të vitit 2023. /koha

Related posts

Danimarka dënon trajtimin izraelit ndaj të burgosurve të flotës me destinacion Gazën

Kushtrim Guraj

Maqedonia e Veriut e pesta në Europë për nga varfëria

Muhamet Ramadani

Avioni i linjës Korfuz-Londër bën ulje emergjente në Romë për shkak të turbulencave, dy persona mbesin të lënduar

admin