RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmetTurqi

Haradinaj i propozon qeverisë ndarjen e një fondi për Turqinë

haradinaj-i-propozon-qeverise-ndarjen-e-nje-fondi-per-turqine

Kryetari i AAK-se, Ramush Haradinaj është shprehur i prekur pas tërmetit të fuqishëm që ka goditur sot Turqinë.

Haradinaj në një postim në Facebook i ka propozuar Qeverisë së Kosovës për ndarjen e një fondi emergjent për Turqinë.

“I prekur thellë nga ngjarjet tragjike pas tërmetit të fuqishëm që goditi sot Turqinë. Mendimet tona janë me familjet e viktimave dhe të plagosurit. Në këto rrethana të vështira për popullin e Turqisë, lutemi që kjo gjendje të kalojë me sa më pak viktima dhe me sa më pak dëme! I propozoj Qeverisë së Kosovës ndarjen e një fondi emergjent për ofrimin e ndihmave të nevojshme humanitare dhe ofrimin e ndihmës së njësive operacionale nga FSK-ja”, ka shkruar Haradinaj.

Të paktën 284 njerëz u vranë dhe 2,323 të tjerë u plagosën në 10 provinca pas një tërmeti të fortë që goditi Turqinë jugore të hënën në mëngjes.

Related posts

Putin shkarkon 4 zëvendësministra të mbrojtjes, emëron kushërirën e tij dhe disa të tjerë

admin

23 ditë tubim kundër qeverisë/ “Vetëvendosje” i përgjigjet Ramës: Asnjë rol në protestat në Shqipëri! Gjuha e përdorur s’i bën nder askujt! Dëgjoni qytetarët e revoltuar

admin

“The Guardian” – Rama: Komentet për migrantët shqiptarë moment i turpshëm për politikën britanike

admin