RTV AHIRETI
Shëndetësi

Si t’i mbijetoni një infarkti, nëse jeni vetëm

si-t’i-mbijetoni-nje-infarkti,-nese-jeni-vetem

Është e rëndësishme të njohësh simptomat e një infarkti, në mënyrë që më vonë të reagosh menjëherë, nëse ndihesh keq.

Simptomat përfshijnë:
– ndjesi dhimbjeje në kraharor që përhapet drejt qafës, nofullës së poshtme, shpatullës së majtë, krahut të majtë dhe dorës. Dhimbja zgjat të paktën 20 minuta.
– djersitje ekstreme
– ndjesi përzierjeje dhe të vjellash
– vështirësi në frymëmarrje
– ndjesi rëndese në kraharor

Çfarë duhet të bësh nëse ke simptoma të tilla?

Gjëja e parë që duhet të bësh, nëse vë re tek vetja simptomat e mësipërme, është të telefonosh ambulancën. Nëse ke një aspirinë, atëherë duhet ta pish menjëherë, pasi aspirina është bar antiagregant dhe nuk lejon që të shtohet agregimi trombocitar në një pllakë aterosklerotike, që është dhe shkaku më i shpeshtë i ishemisë dhe infarktit. Nëse konsumon një kokërr aspirinë brenda 30 minutash, atëherë ajo do të jetë e efektshme. Nëse konsumohet brenda kësaj kohe, ajo do të vonojë formimin e koagulimit të gjakut dhe do të vonojë kështu shfaqjen e infarktit deri në marrjen e masave ambulatore. Shtypeni aspirinën në mënyrë që kur ta pini, ajo të kalojë më lehtësisht nga stomaku, ose zorra e hollë, drejt e në gjak.

Ruani qetësinë. Sado i frikshëm mund të duket një infarkt, të vraposh, apo të ndjesh panik, mund ta përkeqësojë këtë situatë klinike. Qetësohuni për ta mbajtur sa më konstante dhe të qetë frekuencën e zemrës. Për ta bërë këtë gjë, mjafton të mendoni për diçka të bukur të ditëve të fundit, si dhe për faktin që ambulanca po vjen drejt jush me ndihmën e duhur që asgjë e rëndë të mos ju ndodhë.

Bëj frymë-shkëmbim të thellë dhe të rregullt. Edhë nëse instinkti të thotë të bësh frymëshkëmbim të shpejtë, kur vëren një atak të zemrës , mënyra më e mirë për të mbajtur një furnizim normal të gjakut me oksigjen, është duke bërë frymë-shkëmbim të qetë, të rregullt dhe të thellë. Mund të dilni në një dritare të hapur, në një derë të hapur, ose të afroheni pranë ajrit të kondicionerit. Mundohuni të merrni frymë sa më thellë, në mënyrë që të siguroni një oksigjenim sa më të mirë të zemrës.

Mos përdorni nitroglicerinën, e cila thuhet se mund të përdoret për anginën (dhimbjen e gjoksit). Në rastet e infarkteve, ajo nuk ka vlerë. Ajo mund të japë komplikacione akoma dhe më të mëdha, nëse nuk rekomandohet fillimisht nga një mjek kardiolog.

Gjithashtu, në momentet kur ndjeni simptomat e mësipërme, mundohuni të evitoni ushqimet dhe pijet. Mos mendoni që duke konsumuar ujë, ju ndihmoni që aspirina të përthihet më shpejt në gjak. Në fakt, kjo është paksa e vërtetë, por marrja e ujit rrit volumin e plazmës dhe gjakut dhe në kushtet kur zemra nuk ka oksigjenim të mjaftueshëm për të siguruar tkurrje normale, ajo nuk mund ta kryejë funksionin pompë në mënyrën e duhur me një ngarkesë volumore më të lartë. Ndaj, përpiquni t’i eliminoni lëngjet dhe ushqimet gjatë kohës kur ndjeni simptomat e mësipërme.

Related posts

12 përfitimet shëndetësore të hudhrës, të cilat nuk duhet të neglizhohen

admin

Humbja e shpejtë e dhëmbëve mund të jetë shenjë e rrezikut më të madh për vdekje

RTI

Vaji i peshkut është vaj me burim nga peshqit yndyrorë si sardelet, açugeja dhe skumbri. Vaji zakonisht gjendet në formë kapsule ose të lëngshme. Vaji i peshkut është lidhur me disa përfitime shëndetësore: -Ndihmon në uljen e inflamacionit -Mund të ndihmojë në ngadalësimin e dobësimit së muskujve për të moshuarit -Përmirësime në shëndetin mendor -Ulë presionin e gjakut -Ndihmon në mbrojtjen e shëndetit të syve Nëse hani peshk të yndyrshëm si salmoni, skumbri ose sardelet disa herë në javë, mund të mos keni nevojë fare për një suplement të vajit të peshkut, veçanërisht nëse hani 8 ons të rekomanduara ushqim deti në javë. Vaji i peshkut ka disa përfitime, por është një shtesë diete me efekte dhe ndërveprime të mundshme negative. Përpara se të merrni vaj peshku, rekomantohet të bisedoni me personat përkatës.

admin