RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti pas takimit me Lajçak: E pranojmë propozimin evropian, por ka pyetje që do t’i parashtrojmë në Bruksel

kurti-pas-takimit-me-lajcak:-e-pranojme-propozimin-evropian,-por-ka-pyetje-qe-do-t’i-parashtrojme-ne-bruksel

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka pritur sot në takim të Dërguarin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Kurti bashkë me zv/kryeministri Besnik Bislimi kanë drekuar me Lajçakun në Prishtinë.

E pas kësaj, Kurti ka deklaruar se Kosova e pranon propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë si dhe e konsideron atë si një bazë të mirë për diskutime të mëtejshme dhe një platformë solide për të ecur përpara, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, Kurti tha se në lidhje me këtë plan do t’i parashtrojë disa pyetje gjatë bisedimeve që zhvillohen në Bruksel.

“Shkëmbim i mirë me të dërguarin special të BE-së, Miroslav Lajçak gjatë një drekë pune në Prishtinë. Ne e pranojmë propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe e konsiderojmë atë një bazë të mirë për diskutime të mëtejshme dhe një platformë solide për të ecur përpara”,theksoi Kurti.

Related posts

Varhelyi: Mirëpres propozimin e KE-së për zgjerimin e BE-së deri në 2030

admin

Gjermania po shqyrton mundësinë për të sjellë në vend të plagosurit nga Gaza

admin

Hamasi: Marrëveshja për pauzë humanitare në Gaza do të fillojë nesër në orën 10:00

Muhamet Ramadani