RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Varhelyi: Mirëpres propozimin e KE-së për zgjerimin e BE-së deri në 2030

varhelyi:-mirepres-propozimin-e-ke-se-per-zgjerimin-e-be-se-deri-ne-2030

Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë në Bashkimin Evropian, Oliver Varhelyi ka rënë dakord me propozimin e presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel për zgjerimin e BE-së deri në 2030.

“E mirëpres propozimin e Këshillit Evropian për t’u angazhuar më në fund, dhe për të hedhur një hap të madh për të realizuar Zgjerimin”, tha në platformën X, komisioneri i BE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

“Komisioni Evropian ka qenë gjithmonë i gatshëm të bëjë çdo propozim që do të na çonte drejt Zgjerimit deri në vitin 2030”, theksoi Varhelyi.

“Unë besoj se duhet të jemi gati, nga të dyja anët, për t’u zgjeruar deri në vitin 2030. Kjo do të thotë se buxheti i ardhshëm afatgjatë i BE-së do të duhet të përfshijë qëllimet tona të përbashkëta. Kjo është ambicioze, por e nevojshme. Kjo tregon se jemi seriozë”, tha Michel në konferencen e 18-të ndërkombëtare të Forumit Strategjik të Bled, në Slloveni.

“Dritarja e mundësive është e hapur. Kjo është arsyeja pse udhëheqësit e BE-së do të diskutojnë zgjerimin në takimet e ardhshme të Këshillit Evropian”, shtoi ai. /atsh

Related posts

Hapja e korridorit detar, pritet të niset në Gaza ngarkesa me ndihma humanitare. Çfarë delaroi presidentja e KE-së një ditë më parë

admin

Von Cramon: S’kemi interes të krijojmë një “Republika Srpska” të dytë

admin

Nisi sulmin ndaj Izraelit, por cilat janë aftësitë raketore të Iranit? Nga ato balistike hipersonike te ato bërthamore, ja çfarë disponon Teherani

admin