Ministria e Jashtme e Arabisë Saudite shprehu solidaritetin dhe simpatinë e saj për Sirinë dhe Turqinë pas tërmetit që tronditi të dy vendet përgjatë kufirit të tyre, herët në mëngjesin e së hënës.
Tërmeti i parë – me magnitudë 7.8 ballë – goditi rreth orës 4 të mëngjesit me orën lokale të së hënës, i dyti – me magnitudë 7.7 ballë – goditi pak para orës 14:00. ndërsa puna e kërkim-shpëtimit vazhdonte.
Më shumë se 1,600 njerëz tashmë dihet se janë vrarë në Turqi dhe të paktën 1,000 në Siri, por numri i të vdekurve vazhdon të rritet.
Në një deklaratë, ministria tha se Arabia Saudite po monitoronte nga afër situatën në zonën e goditur nga fatkeqësia.
Ambasada saudite në Turqi tha të hënën se nuk kishte marrë asnjë raport për qytetarët sauditë të prekur nga katastrofa dhe shtoi se ishte duke ndjekur me autoritetet turke për të siguruar që të mos kishte qytetarë të saj në zonën e prekur.
Ndërkohë, presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe Mohamed bin Zayed Al Nahyan bëri gjithashtu dy telefonata me Presidentin Bashar Assad të Sirisë dhe Presidentin Rexhep Tajip Erdogan të Turqisë.
Ai shprehu ngushëllimet e tij për dy presidentët dhe qytetarët e të dy kombeve dhe ofroi ndihmë.
Emiri i Kuvajtit, Nawaf Al-Sabah në një letër drejtuar presidentit Rexhep Tajip Erdogan i ka shprehur ngushëllimet Presidentit dhe familjeve të viktimave, duke u uruar shërim të shpejtë të plagosurve.
Ministria e Jashtme egjiptiane përcolli ngushëllimet dhe solidaritetin e saj me Turqinë dhe Sirinë në një deklaratë, duke konfirmuar gatishmërinë e saj për të ofruar ndihmë.
Ministria e Jashtme palestineze gjithashtu shprehu ngushëllimet e saj për Turqinë dhe Sirinë.
Organizata e Bashkëpunimit Islamik (OIC) gjithashtu ka shprehur ngushëllime për Turqinë dhe Sirinë për tërmetin vdekjeprurës që la qindra të vdekur në të dy vendet. Sekretari i Përgjithshëm i OBI-së, Hissein Brahim Taha, u bëri thirrje vendeve anëtare të OBI-së dhe institucioneve përkatëse që të kontribuojnë në përpjekjet e shpëtimit. /mesazhi