RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Qyteti i Shkupit dërgon ekip zjarrfikësish në Turqi për operacionet e shpëtimit

qyteti-i-shkupit-dergon-ekip-zjarrfikesish-ne-turqi-per-operacionet-e-shpetimit

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska tha se kanë dërguar një ekip të Brigadës Territoriale të Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit në Gaziantep të Turqisë, ku do të vihet në dispozicion të plotë të autoriteteve turke për të gjitha nevojat në operacionet e shpëtimit, raporton Anadolu.

Këtë e ka konfirmuar Arsovska përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Si masë fillestare dhe intervenuese, Qyteti i Shkupit dërgoi një ekip të Brigadës Territoriale të Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit në Gaziantep, ku do të vihet në dispozicion të plotë të autoriteteve turke për të gjitha nevojat e operacionit të shpëtimit”, ka shkruar Arsovska.

Ajo informon se në seancën e nesërme të Këshillit të Qytetit të Shkupit kanë propozuar edhe një pikë të rendit të ditës për miratimin e 6 milionë denarëve ndihmë fillestare humanitare për Turqinë dhe Sirinë.

“Jemi në kontakt edhe me autoritetet lokale në Gaziantep dhe çdo gjë që lind si nevojë për autoritetet atje, Qyteti i Shkupit e vë në dispozicion”, tha ajo.

“Shkupi e di se çfarë do të thotë solidaritet. Shkupi është qytet i solidaritetit”, shtoi Arsovska.

Related posts

Shkon në 23.357 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

admin6

Numri i refugjatëve ukrainasë që kaluan në Poloni arrin afër 12 milionë

admin

Sveçla: Dejan Jankoviq është dërguar në paraburgim për 48 orë

rezart morina