RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Të mërkurën ditë zie në Kosovë për viktimat në Turqi e Siri

te-merkuren-dite-zie-ne-kosove-per-viktimat-ne-turqi-e-siri

Në nderim të mijëra viktimave nga tërmeti në Turqi e Siri, Presidentja, Vjosa Osmani, e ka shpallur të mërkurën e 8 shkurtit ditë zie në Kosovë.

Osmani përmes një njoftimi në Facebook, ka shkruar se mendimet dhe lutjet e Kosovës janë për viktimat, të lënduarit dhe të gjithë të prekurit nga tërmeti.

“Përballë tragjedive të tilla duhet të qëndrojmë pranë atyre që kanë nevojë për mbështetje. Dhimbja e popullit turk dhe atij të Sirisë është edhe e jona. Prandaj, bazuar në kompetencat kushtetuese e ligjore, në shenjë respekti shtetëror e qytetar, ditën e mërkurë, 8 shkurt 2023 e kam shpallur Ditë Zie Shtetërore në Republikën e Kosovës, pas tërmeteve të datës 6 shkurt 2023 me epiqendër në Turqi, i cili la mijëra të vdekur e të lënduar”, ka shkruar presidentja e Kosovës.

Osmani tutje ka shkruar se Kosova është në dispozicion të plotë të vazhdojnë mbështetjen.

“Fuqia shkatërruese e këtij tërmeti ka tronditur zemrat e gjithsecilit, porse mbështetja ndaj njëri- tjetrit në këto ditë tmerri ngjallë shpresën dhe besimin se jeta do të triumfojë”, ka shkruar Osmani.

Tërmeti shkatërrues në Turqi e Siri ndodhi në orët e para të mëngjesit të së hënën, duke u pasuar me disa pasgoditje, derisa ka lënë të vdekur mbi 5 mijë persona.

Related posts

Kapacitetet e Kosovës për emergjenca natyrore

admin

Erdoğan: Qëndrojmë krah Somalisë në luftën e saj kundër terrorizmit

admin6

Forcat izraelite prej 8 javësh kufizojnë faljen e namazit të xhumasë në Al-Aksa

rezart morina