RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Shqiprim Arifi: Kurti është diktator

shqiprim-arifi:-kurti-eshte-diktator

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, e quajti diktator kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Arifi tha se në momentin kur ish-kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, kishte humbur shumicën e saj në asamblenë komunale, Kurti i kishte telefonuar atij duke i thënë ‘mos bëni kështu e ashtu’, dhe se ka dashur në një moment të caktuar t’ia imponojë që të tërhiqet nga ai proves.

“Ne normalisht proceset demokratike i vlerësojmë më lartë se ndonjë urdhër të ndonjë pseudo-diktatori dhe i kemi vazhduar proceset. Ai nuk e vëren, por është diktator pseudik. Është pak më mirë i veshur, me një kravatë ndryshe e gjuhën ndryshe, por në thelb e ka atë ideologjinë diktatoriale. Në qoftë se dikush kritikon, është menjëherë kundër. Pas ardhjes tonë në pushtet vitin e kaluar, çdo vizitë e ka urdhëruar që të mos vijë më në Komunë të Preshevës, ka vizituar vetëm Komunën e Bujanocit dhe kaq. Çdo ministër që ka ardhur deri më tani, i ka thënë të mos shkojnë në Komunë të Preshevës”, deklaroi Arifi, në Klan Kosova.

Ai po ashtu u vlerësoi se Kurti e ka bërë një gabim, siç e cilësoi, shumë të madh kur ka qenë debati rreth bashkimit të Luginës së Preshevës me Republikën e Kosovës më 2018-ën.

“Kur ish-presidenti i atëhershëm, Hashim Thaçi, e ka ecën këtë kërkesë në nivel ndërkombëtar, Albin Kurti ka dalë kundër. Jo vetëm kundër me qëndrim, por edhe me një demonstratë kundër kësaj. E ka bërë atë të cilën ne shqiptarët e Luginës së Preshevës e kemi kërkuar qysh prej vitit 1992, pra bashkëngjitjen, e Kurti e ka kundërshtuar”, tha Arifi, duke shtuar se “Kurti nuk ka ndjenja ndaj Luginës së Preshevës dhe se krejt këtë çështje ai e sheh matematikë, i përdorë si matematikë dhe si thesar për vota dhe kaq”.

Arifi dorëzon kallëzim penal kundër Këshillit Kombëtar për keqpërdorim të mjeteve të ndara nga Qeveria e Kosovës
Reklama

Ndryshe, kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, dorëzoi këtë të martë kallëzim penal në Prokurorinë Speciale të Kosovës për Këshillin Kombëtar Shqiptar.

Sipas Arifit, ky kallëzim penal bëhet për keqpërdorimin e mjeteve të Qeverisë së Kosovës nga ana e Këshillit.

Në një deklarim për media, ai tha se me fitoren e tij në Preshevë ka ndryshuar qasja e Qeverisë Kurti ndaj Luginës.

Related posts

Vendet e BE-së paraqesin plane mbrojtëse, shumica përfshijnë mbështetje për Ukrainën

RTI

Nivel rekord inflacioni në eurozonë, Ballkani edhe më keq

admin

IDF këshillon palestinezët që largohen për të shkuar në Egjipt

Muhamet Ramadani