RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Asociacioni i komunave kërkon pezullim të vendimit për ri-vlerësimin e pronave dhe të mos ketë rritje të tatimit

asociacioni-i-komunave-kerkon-pezullim-te-vendimit-per-ri-vleresimin-e-pronave-dhe-te-mos-kete-rritje-te-tatimit

Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK) ka kërkuar nga Ministria e Financave, Transfereve dhe Punës (MFTP) që vendimi për ri-vlerësimin e pronave të pezullohet dhe që qytetarët e Republikës së Kosovës të paguajnë vlerën e faturës së tatimit në pronë për vitin 2023, ashtu siç e kanë paguar në vitin 2022.

Sipas një njoftimi thuhet se bordi i AKK-së nuk është pro rritjes së tatimit në pronë.

Nga ASK-ja thonë se komunat nuk kanë pasur rol në ri-vlerësimin e pronave e as në ngritjen e faturave për tatimin në pronë për qytetarët e Republikës së Kosovës.

“Arsyet që shtyjnë bordin e AKK-së për ta shtruar kërkesën për pezullimin e vendimit për ri-vlerësimin e pronave dhe përse janë kundër çdo ngritje të vlerës së tatimit në pronë janë të shumta si në vijim: rrethana të vështira ekonomike për qytetarin e Republikës së Kosovës, shkalla e inflacionit është dy-shifrore, shtrenjtim të çmimeve të produkteve bazë dhe produkteve të tjera, niveli i pagave i pandryshuar për vite të tëra, ndikim i drejtpërdrejtë në rëndimin/varfërimin e shportës për qytetarin, ri-vlerësimi i pronave nga MFTP ka ndikuar që faturat e tatimit në pronë të kenë një kosto shumë të lartë, rritja e lartë e faturës për tatim në pronë në rrethana të rënduara ekonomike do e vështirësojë inkasimin e të hyrave nga tatimi në pronë”, thuhet në njoftim.

Bordi po ashtu, siç bëhet e ditur në njoftim ka kërkuar të ketë takime dhe konsulta të mirëfillta me komunat në mënyrë që të gjenden mënyrat më të mira për një ri-vlerësim të ri të pronës.

|Bordi i AKK bën me dije që Komunat e Republikës së Kosovës nuk mund të falin tatimin në pronë sepse kjo nuk është kompetencë e komunave, në të kundërtën kërkojmë nga MFTP të krijojë infrastrukturë ligjore ku do u’a mundësojë komunave faljen e tatimit në pronë bazuar në vendime të Kuvendit të Komunës. Për fund, Bordi i AKK-së kërkon që sa më shpejtë të procedohet Projekt-Ligji i ri për tatimin në pronë për miratim në Qeveri të Republikës së Kosovës dhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, thuhet ndër të tjera në njoftim të ASK-së.

Related posts

SHBA: Edhe 275 milionë dollarë ndihmë shtesë për Ukrainën

admin

VIDEO/ Siçilia po rrëshqet! Fenomeni gjeologjik që po rrezikon një qytet të tërë në Itali, front që shkon deri në mijëra kilometra! Shikoni pamjet

admin

“Dhuna nuk duhet të jetë kurrë rruga”. Liderët botërorë reagojnë ndaj të shtënave në Washington në eventin e Trump

admin