RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëTurqi

OKB njofton 25 milionë dollarë ndihmë humanitare për Turqinë dhe Sirinë

okb-njofton-25-milione-dollare-ndihme-humanitare-per-turqine-dhe-sirine

Kombet e Bashkuara (OKB) kanë njoftuar 25 milionë dollarë ndihmë humanitare për Turqinë dhe Sirinë pas tërmeteve vdekjeprurëse që kanë marrë më shumë se 6 mijë jetë njerëzish, transmeton Anadolu.

Zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric, gazetarëve në selinë e OKB-së u tha se kjo do të ndihmojë në ofrimin e ndihmës urgjente për shpëtimin e jetës së njerëzve në rajonin e prekur nga tërmeti.

“Ekipet e vlerësimit dhe koordinimit të fatkeqësive të OKB-së sot janë në Adana dhe po mobilizohen për në Gaziantep nesër për të mbështetur ekipet urbane të kërkimit dhe shpëtimit. Ata që u prekën nga fatkeqësia përfshijnë mijëra refugjatë nga Siria dhe komunitetet që i kanë strehuar bujarisht ata për gati 12 vite”, tha Dujarric.

Ai tha se refugjatët sirianë përbëjnë mbi 1.7 milionë nga 15 milionë banorë që jetojnë në dhjetë provincat e prekura nga tërmetet në Türkiye.

“Ne do të bëjmë gjithçka që qeveria e Turqisë do që ne të bëjmë dhe do të përpiqemi të jemi sa më të dobishëm”, tha Dujarric.

Zëdhënësi i OKB-së gjithashtu tha se rruga për në veriperëndim të Sirisë nga Turqia është dëmtuar dhe kjo ka ndërprerë përkohësisht ndihmën humanitare në zonat e kontrolluara nga rebelët të cilat janë goditur nga tërmeti.

Sipas shifrave të fundit, numri i të vdekurve nga tërmetet masive në Turqi është rritur në 5.434, ndërsa numri i të plagosurve në mbi 31 mijë.

Tërmetet u ndjenë edhe në Sirinë fqinje, duke shkaktuar të paktën vdekjen e 1.602 personave dhe plagosjen e mijëra të tjerëve.

Related posts

Djali i Muamar Gadafit në ‘gjendje kritike’ në spital, shkak greva e urisë

rezart morina

Vatikani: Ndërron jetë ish-Papa Benedikti XVI në moshën 96-vjeçare

admin

Lajçak mbërrin në Qeveri për takim me Kurtin

admin