RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

FSK-së i shtohen snajperistë profesionalë të specializuar në Jordani

fsk-se-i-shtohen-snajperiste-profesionale-te-specializuar-ne-jordani

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se Forcës së Sigurisë së Kosovës do t’ i shtohen një numër i snajperistëve profesionistë të cilët janë duke ndjekur trajnim special në Jordani.

Ministri Mehaj përmes një status në Facebook ka thënë se trajnimi i snajperistëve të FSK-së po bëhet me Forcat e Operacioneve Speciale jordane.

“Shtohen operatorët snajperistë profesionist në radhët tona. Komandot tona nga Njësia e Operacioneve Speciale janë duke ndjekur trajnimin specialistik për operim me snajper në Jordani me kolegët e Forcat e Operacioneve Speciale të vendit nikoqir”, ka shkruar Mehaj.

Ai po ashtu ka shprehur mirënjohje për shtetin jordanez për mundësinë që i ka dhënë komandove të FSK-së.

“Mirënjohje për mundësinë e ofruar partnerëve jordanez dhe suksese të mëtejme komandove tona! Vazhdojmë drejt sukseseve të radhës!”, ka shkruar mes tjerash ministri Mehaj.

Related posts

Rusia me valë sulmesh të reja në Ukrainë

Muhamet Ramadani

Përplasen dy avionë ushtarakë francezë, dy persona të zhdukur! Mbijeton njëri pilot

admin

OBSH ngre alarmin për krizë shëndetësore në Ukrainë: Mjekët kujdesen për pacientët mes predhave

admin