RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OBSH ngre alarmin për krizë shëndetësore në Ukrainë: Mjekët kujdesen për pacientët mes predhave

obsh-ngre-alarmin-per-krize-shendetesore-ne-ukraine:-mjeket-kujdesen-per-pacientet-mes-predhave

Ukraina po përballet me një emergjencë shëndetësore të përkeqësuar, pasi konflikti me Rusinë i cili ka hyrë në muajin e gjashtë vazhdon të përshkallëzohet, njofton Organizata Botërore e Shëndetësisë.

OBSH ka ngritur alarmin për një krizë shëndetësore në Ukrainë, pasi sipas zyrtarëve stafi mjekësor në Ukrainë është i mbingarkuar.

Sipas OBSH, në Ukrainë janë raportuara në total 434 sulme në infrastrukturat shëndetësore.

Koordinatorja e OBSH-së për Ukrainën Heather Papovich tha se ekipet shëndetësore në shumë zona janë mësuar të punojnë me predha që bien jashtë dritareve të tyre.

Papovich, e cila vizitoi Ukrainën javën e kaluar, tha se OBSH është më e shqetësuar për zonat që ekipet e saj nuk mund të hyjnë për shkak të luftimeve ose pushtimit rus, duke përfshirë rajonin lindor të Donbasit dhe Kherson në jug.

“ Çështja më e madhe është të kesh akses, kjo është ajo që na mban zgjuar natën ,” tha Papovich, duke përmendur problemet në ato zona në transportin e ilaçeve për njerëzit me sëmundje kronike ose që kanë të bëjnë me trauma fizike dhe mendore.

Kontrolli i sëmundjeve është gjithashtu një faktor shqetësues. Ukraina ka mbulim të ulët vaksinimi për fruthin dhe poliomielitin dhe janë ngritur shqetësime për rrezikun e shpërthimit të kolerës.
Asnjë shpërthim kolere nuk është konfirmuar deri më tani në vend, tha Papovich.

OBSH gjithashtu punon së bashku me sistemet kombëtare shëndetësore për të mbështetur shëndetin e refugjatëve që janë strehuar në vendet fqinje.

Më shumë se gjashtë milionë njerëz janë larguar nga luftimet në Ukrainë dhe po aq janë zhvendosur brenda vendit. /abcnews

Related posts

Shtatzëna e vrarë kishte urdhër-mbrojtjeje për 6 muaj, i dyshuari kishte aktakuzë për kanosje

admin

Lukashenko: Bisedime paqeje ruso-ukrainase pa kushte

rezart morina

Këshilli i Sigurisë Kombëtare turke ‘dënon ashpër sulmet e tmerrshme ndaj Kuranit’

admin