RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

KQZ cakton afatet për zgjedhjet në veri

kqz-cakton-afatet-per-zgjedhjet-ne-veri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot gjatë mbledhjes ka marrë vendim për caktimin e afateve të aktiviteteve dhe miratimin e planit operacional për zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen më 23 prill në veri të Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur për Teve1.info zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për caktimin e afateve të aktiviteteve dhe miratimin e planit operacional për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok dhe zgjedhjeve të parakohshme për kuvendet komunale të dy komunave: Zveçan dhe Leposaviq, të cilat do të mbahen më 23 prill 2023”, ka thënë ai.

Sipas Elezit, aktivitetet fillojnë nga data 9 mars.

Më poshtë mund t’i gjeni aktivitetet për organizimin e zgjedhjeve.

Related posts

Gërvalla emëron Nita Shalën ambasadore të Kosovës në Itali

admin

Turqia në bisedime me të dyja palët në Sudan për të ndalur konfliktin

Muhamet Ramadani

Pagat në Zvicër me rënien më të madhe që nga viti 1942

admin