RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti i Ukrainës takohet me kryeministrin britanik në Londër

presidenti-i-ukraines-takohet-me-kryeministrin-britanik-ne-londer

Në një vizitë të papritur në Britani të Madhe sot, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u takua me kryeministrin britanik Rishi Sunak në Londër, raporton Anadolu.

Në aeroportin “Stansted”, Sunak mirëpriti Zelensky-n, i cili po viziton Britaninë e Madhe për herë të parë që nga fillimi i luftës së Rusisë kundër Ukrainës shkurtin e kaluar.

Më pas të dy udhëheqësit mbërritën në “Downing Street” për bisedime.

Presidenti ukrainas pritet gjithashtu t’i drejtohet Parlamentit britanik dhe do të vizitojë trupat ukrainase që po stërviten në vend.

Po ashtu edhe Mbreti Charles do të takohet me Zelensky-n, njoftoi Buckingham Palace.

Ndërkohë, Britania e Madhe paralajmëroi sanksione të reja ndaj Rusisë, duke shënjestruar gjashtë subjekte dhe tetë individë, njoftoi Ministria e Jashtme në një deklaratë të mërkurën.

Related posts

Ahmadinejad, spiun i Mossad-it? Pse nuk bind investigimi i NYT

admin

Spanja e gatshme të dërgojë trupa paqeruajtës në Ukrainë dhe Palestinë

RTI

Putin: Jemi të kënaqur që kemi një numër të madh aleatësh në kontinente të ndryshme

admin