RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmetTurqi

FSK-ja nxjerr të gjallë nga rrënojat edhe nënën e fëmijës dy-vjeçar

fsk-ja-nxjerr-te-gjalle-nga-rrenojat-edhe-nenen-e-femijes-dy-vjecar

Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë arritur ta nxjerrin të gjallë edhe nënën e fëmijës 2-vjeçar në Hatay të Turqisë, nën rrënojat e shkaktuara nga tërmeti që goditi vendin para dy ditësh.

Sipas njoftimit të FSK-së, operacioni do të vazhdojë deri sa të nxirret edhe qytetari i fundit nga rrënojat.

“Pas shumë përpjekjeve nga ekipet e Kërkim-Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ato kanë arritur ta nxjerrin nga rrënojat edhe nënën e fëmijës dy vjeçar. Operacionet e Kërkim-Shpëtimit do të vazhdojnë deri sa të nxirret edhe qytetari i fundit nga rrënojat, motivi i ushtarakëve nga Kosova është i lartë, profesionalizmi dhe disiplina po japin rezultate”, thuhet në njoftim.

Më 6 shkurt, Turqia dhe Siria u goditën nga tërmete të fuqishme, ku në bazë të përditësimeve të fundit, deri tani numri i viktimave ka shkuar në mbi 11 mijë

Related posts

Serbët sulmojnë policiët e Kosovës në veri, thyhen disa vetura

Muhamet Ramadani

Vrasja e liderit të Hezbollahut, senatori amerikan: Izraeli përdori bombën “Mark 84”, e prodhuar nga SHBA

admin

Polonia rrit presionin ndaj Gjermanisë për të përmbushur kërkesat për dëmshpërblime

admin