RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmetTurqi

FSK-ja nxjerr të gjallë nga rrënojat edhe nënën e fëmijës dy-vjeçar

fsk-ja-nxjerr-te-gjalle-nga-rrenojat-edhe-nenen-e-femijes-dy-vjecar

Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë arritur ta nxjerrin të gjallë edhe nënën e fëmijës 2-vjeçar në Hatay të Turqisë, nën rrënojat e shkaktuara nga tërmeti që goditi vendin para dy ditësh.

Sipas njoftimit të FSK-së, operacioni do të vazhdojë deri sa të nxirret edhe qytetari i fundit nga rrënojat.

“Pas shumë përpjekjeve nga ekipet e Kërkim-Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ato kanë arritur ta nxjerrin nga rrënojat edhe nënën e fëmijës dy vjeçar. Operacionet e Kërkim-Shpëtimit do të vazhdojnë deri sa të nxirret edhe qytetari i fundit nga rrënojat, motivi i ushtarakëve nga Kosova është i lartë, profesionalizmi dhe disiplina po japin rezultate”, thuhet në njoftim.

Më 6 shkurt, Turqia dhe Siria u goditën nga tërmete të fuqishme, ku në bazë të përditësimeve të fundit, deri tani numri i viktimave ka shkuar në mbi 11 mijë

Related posts

Parlamenti izraelit miraton projektligjin për shpërbërjen në lexim paraprak

Kushtrim Guraj

Shtyhet rigjykimi për veteranët, prokurorisë s’i mjaftoi një vit kohë

Muhamet Ramadani

Guterres e quan të papranueshëm kundërshtimin e Izraelit për krijimin e shtetit palestinez

admin