RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti: Asociacioni është “Zajednicë” e Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës

kurti:-asociacioni-eshte-“zajednice”-e-hashim-thacit-dhe-isa-mustafes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi të enjten se Asociacioni i komunave me shumicë serbe është “Zajednicë” e Hashim Thacit dhe Isa Muftafës.

Por sipas tij, kjo marrëveshje e nënshkruar nga dy-ish liderët shtetërorë nuk po zbatohet falë qeverisë aktuale të udhëhequr nga ai.

“Dallimi është drastik. Asociacioni është ‘Zajednicë’ e Hashim Thacit dhe Isa Muftafës. Por, duke iu falënderuar qeverisë me mua kryeministër, nuk po zbatohet. Sa për ju moti ishte kryer. Unë i kam përmendur gjashtë kushtet për formimin e Asociacionit, të cilin ju e keni sjell”, u shpreh Kurti.

Tutje, kreu i ekzekutivit tha se “Zajednica e Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës” nuk po zbatohet pasi ka qeveri demokratike.

Në fund, Kurti duke iu drejtuar opozitës tha se kur emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, thotë se për një njeri nuk ndalet Asociacioni, “ai është momenti kur ju duhet të dilni e të thoni se kryeministri nuk është vetëm. Por, ju nuk delni”.

Related posts

Osmani emëron Vasfije Krasniqin të dërguar të posaçme për dhunën seksuale gjatë luftës

rezart morina

Altun: Dënoj ashpër sulmin e Izraelit kundër ekipit të TRT News

RTI

Paralajmëron OBSH: Shëndeti i të rinjve në rrezik nga rënia e përdorimit të prezervativit! Qeveritë t’u sigurojnë akses në edukimin s*ksual

admin