RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëTurqi

Arabi Saudite, në fushatën për viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri u mblodhën 26 milionë dollarë

arabi-saudite,-ne-fushaten-per-viktimat-e-termetit-ne-turqi-dhe-siri-u-mblodhen-26-milione-dollare

Në fushatën e organizuar në Arabinë Saudite për viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri ndihmat i kaluan 100 milionë rial (afërsisht 26 milionë dollarë), transmeton Anadolu.

Vazhdon fushata e ndihmave e organizuar nga Qendra e Ndihmës “Mbreti Salman” për shkak të tërmeteve, epiqendra e të cilit ishte në rrethet Pazarcık dhe Elbistan të Kahramanmaraşit dhe preku gjithsej 10 provinca dhe disa qytete të Sirisë.

Sipas informacioneve në faqen e qendrës, më shumë se 338 mijë persona kanë mbështetur fushatën e nisur dje dhe ndihma i tejkaloi 26 milionë dollarë.

Agjencia zyrtare e vendit, SPA, njoftoi se Mbreti Salman bin Abdulaziz Al Saud dhe Princi i Kurorës Mohammed bin Salman urdhëruan më parë krijimin e një korridori të ndihmës ajrore për të mbështetur viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri.

Related posts

“Sulmi tokësor izraelit në Rafah nuk do të ishte në përputhje me masat e përkohshme të GJND-së”

Muhamet Ramadani

Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Nepal-Kinë arrin në 1.280, mbi 5.620 të zhdukur

RTI

Hapen të gjitha pikëkalimet kufitare me Serbinë, Sveçla: U larguan bllokadat e krijuara nga ekstremistët e maskuar

admin